Qeveria merr vendim për shpronësimin e tokave në Hade dhe Shipitullë

Ekonomia September 15, 2017 - 17:00

Qeveria e Kosovës ka votuar pro marrëveshjes të cilën e kishte arritur kryeministri Haradinaj, me banorët e Hades dhe Shipitullës për shpronësim.

Në këto hapësira do të nxirren mihjet e KEK-ut që do të përdoren për furnizim me energji elektrike.

Ramush Haradinaj dy ditë radhazi kishte pasur diskutime me banorët, dhe në fund ata arritën marrëveshje për shumën që shteti do t’ua pagujë banorëve që t’i lirojnë pronat.