ATK mbyll bizneset e pafiskalizuara

Ekonomia September 15, 2017 - 09:45

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbyllur bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës, të cilat nuk janë fiskalizuar.

Sipas një njoftimi të ATK-së, zyrtarët tatimorë në terren kanë vërtetuar se një numër i tatimpaguesve, pavarësisht nga ftesa përmes njoftimeve publike, si dhe nga vizitat e zhvilluar për instalimin e pajisjeve speciale fiskale dhe shfrytëzimin e tyre në pajtim me udhëzimin administrativ dhe ligjin, po rezistojnë pajisjen me arka fiskale.

“Departamenti i Operacioneve – drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuar në teren kanë arrit që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen, ndërsa te bizneset e pa fiskalizuar të ndërmarr masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në fisalizimin final”, thuhet në njoftimin e tyre.