Kosova do përfitoj 70.5 milion euro nga BE-ja

Ekonomia September 14, 2017 - 16:42

Drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë Angelina Eichhorst, gjatë vizitës së saj në Kosovë mes tjerash ka thënë edhe se ligji për para anëtarësim duhet të shkojë në parlament gjë kjo që i mundëson BE-së ndihmën direkte që do të ia jap Kosovës në 70.5 milion euro.

”Është koha që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë përkushtimin e BE-së, ka shumë sfida përpara, ju e dini se BE-ja i kushton rëndësi ligjit që duhet të votohet në parlament dhe ligji i dedikohet instrumentit për para anëtarësim, instrument që i mundëson Bashkimit Evropian ndihmën direkte që do të i jap Kosovës në vlerë 70,5 milion euro, dhe për këtë arsye ne kemi nevojë që ky ligj të ratifikohet në Parlament”, ka thënë Eichhorst.

Sipas saj është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës që të ecet përpara.

”Duke e ditur që urgjentisht duhet të hetohet progresi për njerëzit në Kosovë dhe duke i ditur prioritetet e nevojat e këtyre njerëzve për drejtësi, për edukim dhe shëndetësi është shumë me rëndësi për Kosovën që të ec përpara”, ka shtuar zyrtarja e Bashkimit Evropian.

Ajo gjithashtu tha se BE-ja beson që marrëveshja lidhur me demarkacionin të mos ndryshojë.

 “Besojmë që edhe çështja që ndërlidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të zgjidhet dhe dialogu me Serbin do të vazhdojë siç edhe ka qenë përpara i fesibituar nga BE-ja”, ka thënë ajo.

’’Të gjithë jemi Evropian”, tha Eichhorst në fund, dhe sipas saj edhe pse këtë fjalë ajo e ka dëgjuar sot disa herë, ajo thotë se  këto nuk janë vetëm fjalë ne të gjithë jemi pjesë e familjes evropiane, dhe se Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e BE-së.