Oda Amerikane ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Ekonomia September 13, 2017 - 14:02

 

Rritja ekonomike e drejtuar nga sektori privat dhe dialogu më i madh ndërmjet sektorit publik dhe privat janë dy elemente të cilat mbesin në fokus të përpjekjeve avokuese të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Duke konsideruar rëndësinë e vazhdimit të reformave në mjedisin e të bërit biznes dhe fuqizimin e mëtejmë të sektorit privat, OEAK, kërkon nga Qeveria e re të demonstrojë dinamikë të shtuar në zbatimin e reformave të iniciuara.

“Funksionalizimi i ekonomisë së tregut, përmirësimi i sundimit të ligjit, luftimi i ekonomisë joformale dhe luftës kundër korrupsionit, kompletimi i kornizës ligjore për politikat e reja fiskale të cilat do të ishin stimuluese për investimet e jashtme dhe të brendshme, fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë, nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë së re, duhet të jenë në mesin e prioriteteve kyçe të Qeverisë”.

“Vonesat e mëtejme në realizimin e objektivave të sipërcekura do të pengonin synimet e Qeverisë dhe shoqërisë në përgjithësi për një zhvillim të përshpejtuar ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve” thonë në Odën Amerikane Ekonomike të Kosovës