Kryetari i rinisë së PDK-së në Gjakovë, zëvendësministër i Infrastrukturës

Ekonomia September 11, 2017 - 18:52

Shpat Nivokazi, kryetari i rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë do të emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Burime të besueshme të gazetës bëjnë të ditur se për ta marrë këtë pozitë Nivokazi ka përkrahjen e kryesisë së Degës së PDK-së në Gjakovë, shkruan "Zeri.info".

Zëri ka provuar të kontaktoj me Nivokazin, por kontakti më të ka qenë i pamundur.

Përndryshe të hënën timonin e ministrisë së Infrastrukturës po ashtu e ka marrë Pal Lekaj. /ZËRI/