Fehmi Mehmeti u.d guvernator i BQK-së

Ekonomia September 11, 2017 - 16:14

Fehmi Mehmeti, është emëruar ushtrues i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), raporton “Zeri.info”.

Mehmeti, i cili deri më tash ka qenë zëvendësguvernator i BQK-së ka ardhur në këtë pozitë, pas largimit të Bedri Hamzës, i cili të mërkurën edhe zyrtarisht ka nisur punën si ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.

I kontaktuar nga “Zëri”, Mehmeti konfirmon se është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së guvernatorit të BQK-së.

“Po jam emëruar u.d në këtë pozitë deri në skadimimin e mandatit të ish guvernatorit Bedri Hamza, deri në fund të muajit mars të vitit që vjen”, ka thënë Mehmeti për “Zeri.info”.