ATK ka një lajm për ata që mbledhin kuponë fiskalë

Ekonomia September 10, 2017 - 09:41

Kalimi në kampanjën e re të projektit me kuponë fiskalë të Administratës Tatimore të Kosovës ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët. Por, ky institucion financiar ka njoftuar se sa i përket tre mujorit të parë të këtij viti kanë përfunduar pothuajse të gjitha verifikimet e plikove me kuponë fiskal.

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi ka treguar edhe sa është numri i atyre që janë rimburësuar në periudhën TM1 2017.

 “Numri i qytetarëve të rimbursuar për TM1 2017 është 342,677, ndërsa shuma e rimbursuar për këtë periudhë është 6.4 milionë euro”, është shprehur ajo.
 Më tej, ajo ka treguar se ka mbet vetëm edhe një numër i vogël i plikove që të ri-verifikohen për shkak të ndonjë mospërputhje të të dhënave personale të qytetarëve.
 “Për TM1 2017 kanë përfunduar të gjitha verifikimet e plikove, ka mbetur edhe një numër i vogël i plikove të cila do të ri-verifikojmë, për arsyeje të evidentimit të ndonjë mospërputhje as i përket kritereve të kampanje, por edhe tek të dhënat personale të qytetarëve”, ka thënë Bytyqi.

Në anën tjetër sa i përket kampanjës së re të këtij projekti, ATK thotë se për periudhën e TM2 të këtij viti janë dorëzuar mbi 1 mijë pliko me kuponë fiskal, ndërsa janë rimburësuar 120 mijë e 249 euro.
“Për këtë periudhe-TM2 2017 janë verifikuar dhe janë përcjell për rimbursim të gjitha plikot e dorëzuara. Numri i pikove të cilat janë dorëzuar në ATK është 1, 379 , ndërsa numri i qytetarëve të cilët janë rimbursuar është 1, 357. Vlera e rimbursuar është 120, 249 euro. Tutje, ATK konsideron se forma e re e kësaj kampanje ka qenë më e kënaqshme për qytetarët. Pasi që nga periudha TM2 2017 kanë aplikuar 136 mijë e 462 qytetarë. Pra, duke e bërë krahasimin ndërmjet dy periudhave TM1-TM2 të vitit 2017, po del të jetë më praktike forma e re e këtij projekti.

 “Duke pas parasysh se ka qenë periudha e parë pas ndërrimit të formës së rimbursimit, lirisht mund të themi se interesimi ka qenë i kënaqshëm, ashtu siç e dini për TM2 2017 kanë aplikuar 136,462 qytetarëve. Që nëse e krahasojmë me periudhën e patë kur ka filluar kampanja kemi dikun 4-5 herë më shumë aplikime. Interesimi besoj që do të shkon duke u rritur pasi që forma e re është shumë më praktike se ajo paraprake, pasi që qytetaret nuk kanë nevoja për të shpenzuar për dorëzimin e plikos, gjithashtu mundësi e përfitimit është shumë më e madhe”, ka thënë Bytyqi për ‘Indeksonline’.
Në fund, ATK ka treguar se forma aktuale e kësaj kampanje do të vazhdojë deri në atë moment sa të konsiderohet e nevojshme për qytetarët.

 “Kampanja për nxitje të qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal, do të jetë aktual për një kohë sa konsiderohet e nevojshme, dhe ATK do të punojë në vazhdimësi në përshtatshmërinë e kampanjës për qytetarët, në mënyrë që nxitja të jetë sa më gjithëpërfshirëse”, ka thënë ajo.

 Pra, duhet theksuar se kampanja për rimbursim ka ndikuar edhe në krijimin e një rregulli dhe kulture në kërkim të kuponit fiskal nga qytetaret. Po ashtu, është evidente që përmes nxitjes me rimbursim nga kuponët fiskal është krijuar një partneritet mes qytetarëve dhe ATK-së” , ka përfunduar ajo.