Dogana tejkalon me 8 milionë euro projeksionin buxhetor

Ekonomia August 31, 2017 - 17:44

​Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacë të mirë në arkëtimin e të hyrave. Sot Dogana ka tejkaluar projeksionet buxhetore me afër 8 milionë euro më shumë.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga Dogana, ku theksohet se krahasimi në mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që Dogana ka një rritje prej 5.2% më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 35 milionë euro më shumë.

Sipas Doganës, gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 678.3 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 713.5 milionë euro.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.