Fillon ndërtimi i objektit të ri shkollor në fshatin Rubovc

Ekonomia August 30, 2017 - 12:54

Në fshatin Rubovc të Komunës së Lipjanit, sot para një numri të madh të qytetarëve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e shkollës “Drita” në Rubovc, Ekrem Murati kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë vendbanim.

Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Rubovc për fillimin e punimeve në objektin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.

“Është ditë e veçantë, ditë gëzimi për të gjithë banorët e Rubovcit, por edhe për ne, që po vendosim gurëthemelin e këtij objekti kaq të nevojshëm dhe për të cilin kanë pritur gjatë banorët e këtij fshati”, tha kryetari Ahmeti.

I pari i Lipjanit ka theksuar se përveç ndërtimit të objektit shkollor, do të mbetet obligim i yni i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një cilësi më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat që do vijnë jo vetëm në Rubovc por në të gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.

Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit dhe realizimi tij do t’i kushtoj 138,895.76 euro.

Image
Image