Pagat e gushtit dalin më herët për shkak të Kurban Bajramit

Ekonomia August 30, 2017 - 10:01

Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot do të bëjë ekzekutimin e pagave për muajin gusht do të bëhet disa ditë më herët për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Me këtë rast, ushtruesi i  detyrës së Ministrit të Financave, Agim Krasniqi të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së  Kosovës u uron festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre, njofton Klan Kosova.