Fillojnë ditët e produkteve vendore

Ekonomia August 10, 2017 - 09:59

Gjatë këtyre ditëve, qindra produkte ushqimore do të shiten me çmim të zbritur, si pjesë e fushatës për promovim të produkteve kosovare dhe rritjes së konsumit vendor

Dje gjatë ditës, rrjeti më i madh i marketeve vë vend, Meridian Express i ka hapur ditët e produkteve vendore, me qëllim të promovimit dhe shitjes së produkteve të bëra nga prodhuesit e ndryshëm kosovarë.

Fushata e quajtur ‘Ditët e Produkteve Vendore’ ka filluar më 8 gusht dhe e njëjta do të vazhdojë deri më 13 gusht, ndërsa qytetarëve iu ofrohen qindra produkte ushqimore cilësore nga kategoritë e ndryshme.

Gjatës këtyre ditëve të produkteve vendore në asortimentin e gjerë të prodhimeve vendore do të ofrohen produktet e shumta të qumshtit, mishit, fasules, biskota, çokollata, ajvar vendor, ujë, langje, birrë, produkte të ndryshme higjienike, verë dhe shumë produkteve tjera të ngjashme.

Përgjatë ditëve të kushtuara prodhuesve vendorë, në marketet e Meridian Express, produktet vendore do të shiten me çmime të zbritura dhe më të volitshme sesa në ditët tjera të zakonshme, pasiqë synimi i Meridian është të rrisë konsumin e prodhimeve vendore sidomos gjatë ditëve kur ka frekuentim të shtuar të bashkë-atdhetarëve tanë.

“Me ditët e produkteve vendore ne duam t’i promovojmë produktet e shumta cilësore vendore dhe t’i ofrojmë ato me çmime sa më të favorshme për të gjithë qytetarët. Ndërkaq, këtë fushatë ne qëllimisht e bëjmë gjatë kohës kur ne e kemi shumicën e diasporës këtu, në mënyrë që atyre të ju ofrojmë shijet e ushqimeve vendore të bëra nga prodhuesit kosovar. Sepse bindja që prodhimet e Kosovës janë cilësore dhe të shijshme krijohet vetëm duke i provuar këto produkte dhe ushqime” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.

Zingjiri i 35 marketeve të Meridian Express është rrjeti më i madh i marketeve në Kosovë. Me konceptin e ri të marketeve të lagjes, të cilat ofrojnë cilësinë më të mirë të produkteve për çmimet më të mira në treg, Meridian Express ka krijuar kërkesë të jashtëzakonshme të tregut, e cila është vazhdimisht në rritje, në çdo qytet ku marketet e Meridian Express janë të pranishme.

Lista e plotë e ushqimeve të ofruara gjatë këtyre ditëve mund të gjendet në këtë link.