Ekonomia

Serbia thotë se nuk do të heqë dorë kurrë nga Trepça

Serbia thotë se nuk do të heqë dorë kurrë nga Trepça
06 gusht 2017 • 19 : 01

Sot në Serbi është festuar Dita e minatorëve.

Me këtë rast, Petar Petkoviq, bashkëpunëtor i drejtorit të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia qëndron e vendosur në ato që ka thënë më herët për Trepçën dhe se kjo e fundit i takon minatorëve dhe popullit serb në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Serbia qëndron e vendosur për Trepçën. Së bashku ne kemi luftuar dhe do të luftojmë për ta ruajtur atë. Ajo ka qenë gjithmonë e jona”, është shprehur Petkoviq

© zëri.info