Kryeqyteti, më i kërkuari për punë nga kosovarët

Ekonomia August 05, 2017 - 16:38

Kosova po boshatiset ç’do ditë. Të rinjëve kosovarë u ka humbur shpresa se vendi i tyre, do të iu siguroj një punë meritore.

Këtë dëshirë ua ka lehtësuar krejtësisht marrëveshja për punësime sezonale e nënshkruar mes Ministrisë së Punës e shtetit Gjerman.

Shifrat e papunësisë në Kosovë, nuk e kanë në plan të ulen. Në bazë të statistikave të nxjerra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm për tre mujorin e parë të 2017-tës, shifra e papunësisë ka qenë 30.5 përqind.

Kryeqyteti po del të jetë më i kërkuari për punë nga qytetarët. Gjetjet e ASK-së tregojnë, se vetëm gjatë vitit të kaluar në Prishtinë kanë qenë të regjistruar   24 mijë e 727 punëkërkues. Menjëherë pas Prishtinës, Komuna tjetër të cilës qytetarët ia kanë ‘’mësyrë’’ për të gjetur vend pune është ajo e Ramadan Mujës.

16 mijë e 412 punëkërkues kanë qenë të regjistruar vetëm në Prizren.

Komuna e Mitrovicës, nën udhëheqjen e Agim Bahtirit  poashtu  del të jetë e kërkueshme për punë. Në bazë të dhënave të ASK-së, vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë Komunë, kanë kërkuar punë, 15 mijë e 535 qytetarë, në Gjakovë 13 mijë e 146, Pejë 11 mijë e 880, Gjilan 10 mijë e 445, e Ferizaj 9 mijë e 628.

Në total numri i punëkërkuesve ka qenë 101 mijë e 773. /Indeksonline/