Përkrahen fermerët e Drenasit

Ekonomia July 11, 2017 - 10:36

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, të hënën ka ndarë 200 spërkatëse shpine për fermerët e kësaj komune të cilët kishin plotësuar kriteret e konkursit për aplikim.

Edhe këtë vit, kjo drejtori ka përkrahur dhe mbështetur përmes subvencionimit sektorin e pemëtarisë dhe perimtarisë ku i ka ndarë spërkatëse shpine për mbrojtjen e bimëve.

Spërkatësja e shpinës është në formë manuale dhe me bateri mbushëse e cila përdoret për t’i spërkatur pemët dhe perimet për mbrojtjen e bimës.