Iniciohet themelimi i Qendrës Kulturore Gjermane në Kosovë ( Shtëpia Gjermane, Deutsche Haus)

Ekonomia June 29, 2017 - 14:44

Shoqëria Kosovare Gjermane ne kuadër te aktiviteteve te saja ka organizuar sot festen e stinës se verës. Ne këtë feste prezent ishin përfaqësues te shoqërisë civile, politikes, ekonomisë dhe te diplomacisë.

Ne kuadër te këtij manifestimi është iniciuar idea për themelimin e Qendrës Kulturore Gjermane ( Shtëpia Gjermane, Deutsches Haus).

Kryetari i Shoqërisë Kosovare-Gjermane  KODEF z. Gezim Mehmeti, gjatë këtij takimi theksoj rendësin e kësaj iniciative ne forcimin dhe kultivimin e raporteve kulturore, shoqërore, ekonomike ne mes  Kosovës dhe Gjermanisë. "Kjo shtëpi Gjermane, do te jete pasqyra e vlerave kulturore dhe do te jete ure lidhëse për shkëmbimin e eksperiencave ne mes dy vendeve. Ajo do te jete e para e këtij modeli ne Kosove, regjion dhe ne Evropë dhe jam i bindur se qytetaret tonë do të jenë me afër  Gjermanisë, përmes aktiviteteve  qe do të zhvillohen ne këtë qendër, siç janë: informacione  rreth temave aktuale ne Gjermani, Konferenca, Seminare, Diskutime te ndryshme, lexime letrare etj" shtoj z. Mehmeti.

Shtëpia Gjermane do te jetë investim i diasporës sonë, kompanive afariste, ne shenje te falënderimit për mundësinë qe shteti gjerman i ka dhënë komunitetit tonë ne këtë vend si ne aspektin e integrimit, shkollimit dhe ne zhvillimin e biznesit.

Image

Image