281 pompa të derivateve, pa pajisje fiskale

Ekonomia June 26, 2017 - 12:19

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave Financiare për vitin 2016 për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) ka gjetur se 218 pompa të shitjes së derivateve operojnë pa pajisje fiskale, raporton zeri.info.

Në raportin e auditorit thuhet se ATK-ja për vitin 2016, në planin e punës kishte caktuar si një ndër objektivat kryesore fiskalizimin e bizneseve që merren me tregtimin e derivateve. Sipas shënimeve të ATK-së, numri i bizneseve në Kosovë që zhvillojnë tregti me derivate është 333, me gjithsej 539 pika të shitjes. Prej këtij numri me arka fiskale janë të paijisura 258 pika të shitjes, ose 48% e tyre, ndërsa 281 pika të shitjes, ose 52% edhe më tutje operojnë pa arka fiskale, raporton zeri.info.

“Sipas ATK-së vështirësitë me të cilat janë ballafaquar në përmbushjen e kësaj objektive ishte refuzimi i bizneseve për tu pajisur me arkën fiskale për shkak të çmimit të lartë. Megjithatë, në vitin 2016 ishte licencuar edhe një operator për shitjen e Pajisjeve Elektronike Fiskale (PEF), dhe se kjo kishte ndikuar në uljen e çmimit dhe në rritjen e interesimit të bizneseve për të pajisur me PEF. Vonesat e shkaktuara në procesin e fiskalizimit të bizneseve për pasojë mund të kenë shmangien e mundshme tatimore, dhe kjo rezulton me një konkurrencë jo të barabartë ndërmjet bizneseve që tregtojnë me karburante të naftës. Drejtori i Përgjithshëm duhet të sigurojë se janë shtuar kontrollet si dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme, për të obliguar të gjitha bizneset që merren me tregtimin e derivateve pajisen me arka fiskale”thuhet në raportin e ZKA-së për ATK-në, raporton zeri.info /Zeri