Dalin rrogat për Bajram

Ekonomia June 23, 2017 - 13:47

Ministria në largim e Financave ka njoftuar të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor .

Kjo ministri bën të ditur se për shkak të festës së Fitër Bajramit,  dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, ministri në detyrë i financave, Avdullah Hoti të gjithë besimtarëve mysliman të Kosovës i ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke iu dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre, transmeton Klan Kosova.