Zharku nënshkruan udhëzimin administrativ në fushën e patentë shoferit

Ekonomia June 21, 2017 - 16:28

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot e nënshkroi udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 11/2017, për fushën e patentë shoferit.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përcaktoj mënyrën e organizimit të dhënies së provimit kualifikues dhe profesional për trajner në fushën e patentë shoferit, programin e trajnimit bazë si dhe mbajtjen e trajnimeve për trajner të certifikuar dhe çështje tjera lidhur me të.

Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.