Shujta, e jashtëligjshme

Ekonomia June 20, 2017 - 08:30

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se menaxhmenti i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) ka rritur shujtën për punëtor nga 2,5 euro në 3 euro pa dëshmi apo vendim për aprovim nga Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie publike, shkruan sto Gazeta "Zëri"

Prej janarit të vitit 2016 menaxhmenti i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) kishte rritur edhe vlerën e shujtës nga 2.5 euro në 3 euro pa një vendim paraprak, vetëm duke parashikuar rritjen në planin e biznesit pa dhënë detaje për këtë rritje.

Këtë shkelje e ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 për Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

Më tutje në raport thuhet se zyrtarët e kompanisë në të kaluarën kanë marrë shujta për 50 euro në muaj, ndërsa me vendim të Bordit të Drejtorëve (24.02.15) shujta ishte ndryshuar në 2.5 euro për ditë pune dhe ka filluar të zbatohet nga janari 2015, shkruan "Zëri"

Ndërsa, rritja e shumës së shujtës për 0.5 euro në ditë për vitin 2016 nuk kishte dëshmi apo vendim për aprovim nga Bordi i Drejtorëve deri në fund të vitit.

Sipas ZKA-së, gjithashtu rritja nuk mbështetet në baza të qarta ligjore (kontrata kolektive e cila është e zbatueshme për këtë shpenzim).

“Në 8 (tetë) raste për punëtorët me kontrata për punë specifike KMDK-ja nuk kishte zhvilluar një proces të rekrutimit. Ligji i Punës 03L/212, Neni 8 e obligon punëdhënësin për shpalljen e konkursit publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës. Të njëjtit sipas Ligjit të Punës 03L/212 (Neni 10, pika 8) nuk gëzojnë të drejtën për kompensime të shujtës të përcaktuar me kontratë kolektive. KMDK-ja ka aplikuar pagesën e shujtës 3€ për çdo ditë punë edhe te këto raste. Për më tepër, kontratat janë lidhur për vendet e përhershme të punës (si zyrtar i prokurimit, zyrtar i TI-së, të të hyrave, operator etj.) jo për ndonjë punë specifike e cila nuk mund të planifikohet, kjo ishte bërë për shkak të lëshimit të punës së disa zyrtarëve si arsyetim i kushteve dhe natyrës në të cilën operon kompania”, thuhet në raportin e ZKA-së të cilin e ka siguruar gazeta Zëri”...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info