Drejtori i KOSTT-it ka pagën 44.000 euro (Dokument)

Ekonomia June 17, 2017 - 18:01

Drejtori i Sistemit Operatorit Transmisionit dhe Tregut(KOSTT), Mustafë Hasani, është njëri nga menaxherët më të paguar në vend.

Paga vjetore e tij është 44 mijë euro neto, apo rreth 3700 euro të pastra në muaj, shkruan portali “Infokusi.com”.

Mustafa përpos pagës nga KOSTT merr edhe 2250 euro në vit si ligjërues në një kolegj privat “UBT”.

Të hyrat familjare vjetore të Mustafës arrijnë shumën prej rreth 66 mijë euro, përfshirë këtu pagën e fëmijëve prej 4324 euro nga Aeroporti Ndërkommbëtar i Prishtinës, 7144 euro të fëmisë tjetër nga organizata gjermane GIZ, 5880 euro pagë të bashkëshortes si mësimdhënëse në Shkollë të Mesme në Ferizaj, etj./Infokusi.com

Image

Image

Image