Ja sa janë të pasur Slobodan Petrovic dhe Slavko Simiq! (Dokument)

Ekonomia June 16, 2017 - 13:11

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), sikurse kolegët e tij.

Sipas të dhënave të publikuara në faqe, Slavko nuk ka shtëpi e as ndonjë tokë për të deklaruar, përveçse një veturë e cila ka vlerën e 7 mijë eurove.

Ai tutje ka deklaruar se ka para të gatshme në Bankën Komerciale në Zvecan 13 mijë euro, shkruan Indeksonline. Pos këtyre, Simiq sipas të dhënave, merr pagën nga Kuvendi i Kosovës prej 23 mijë e 751 eurosh. 

Image

Image

Edhe kolegu i tij, Slobodan Petrovic ka deklaruar pasurinë e tij. Në faqen e AKK-së, thuhet se ai ka një shtëpi në vlerë 120 mijë euro dhe një pllac që vlen 18 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar një veturë të vitit 2015, që kap vlerën e 26 mijë eurove. Petrovic ka të deponuara në bankën Raiffeisen 30 mijë euro dhe 1 mijë e 500 në ProCredit Bank.

Petrovic ka deklaruar 27 mijë e 22 euro që janë nga paga e tij. 

Image

Image