Deputeti ‘supermen’ me tri paga e shtatë prona (Dokument)

Ekonomia June 16, 2017 - 09:51

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj është njëri prej deputetëve më të pasur në Kosovë.

Zogaj ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit të ardhura nga tri paga, nga Kuvendi i Kosovës, nga Banka NLB dhe nga PTK-ja.

Ai po ashtu merr pension invalidor dhe totali i mjeteve që merr brenda një viti nga këto burime të të ardhurave është 26 mijë e 476 euro.

Zogaj ka të deklaruara në këtë agjenci shtatë prona në vlerë prej 449 mijë e 670 euro.

Bashkë me bashkëshorten e tij ai posedon mbi 10 mijë euro të deponuara në banka të ndryshme.

Formularin e plotë të deklarimit të tij të pasurisë mund ta shihni në KETU