ATK-ja ka gjetur një zgjidhje për kuponët që nuk i rimburson dot

Ekonomia June 01, 2017 - 14:37

Zyrat e Administratës Tatimore të Kosovës kanë vërshuar nga kuponët fiskal të qytetarëve që po aplikojnë për rimburism.

ATK-ja dëshiron që të fitojë para nga letra e kuponëve e cila është grumbulluar në sasi të madhe, dhe jo ta hedhë neper kontejner.

ATK ka bërë ftesë për ofertim për shitjen e letrës jashtë përdorimit , letra e kuponëve fiskal, letër e ndryshme e përzier e dokumenteve zyrtare, shkruan lajmi.net.

Letra  do të shitet në kushte “siç janë, ku janë”dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes. Kërkohet të bëhet presimi i letrës me makinë për presim të letrës me shtypje; Letra të jetë e paketuar në ball e lidhur me tel. Për më tepër referoju dosjes së tenderit.

Ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit (personat juridik) e interesuar që përmbushin kërkesat minimale për kualifikim:

Pos kërkesave standrate, është kërkuar edhe Vendimi për pëlqim mjedisor të qendrës për deponimin, presimin dhe ambalazhimin e mbeturinave të letrës, i lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë shitjen e letrës jashtë përdorimit në vendodhjen e objekteve të AK-së: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Gjakovë më  datat 12, 13.06.2017