Veseli në Prizren: Kosovës i duhet transformim ekonomik

Ekonomia May 26, 2017 - 11:37

Në një takim me qindra të rinj në Prizren, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shpalosur disa nga pikat e platformes së Fillimit të Ri për rininë. Rinia, tha ai, dëshiron të shoh një shtet të fuqishëm dhe të zhvilluar ekonomikisht. E për të ta bërë këtë, theksoi Veseli duhet punuar të gjithë.

Veslei tha se lidershipi krijohet duke u përballë me sfida dhe duke tejkaluar ato. “Kosovës i duhet një transformim ekonomik”, deklaroi Veseli, duke ftuar të rinjtë që të punojnë për këtë gjë.