Kosova paguan 31 milionë euro në vit për trajtim të keq të mbeturinave nëpër komuna

Ekonomia May 24, 2017 - 14:55

Instituti për Zhvillimin Territorial Ekonomik (InTER) në veri të Mitrovicës ka organizuar konferencën me temën “Mjedisi jetësor në Kosovë”, në të cilën u prezantuan rezultatet e hulumtimit për mbeturinat komunale, të bujqësisë, pylltarisë dhe të ujit në Kosovë, sipas të cilave grumbullimi dhe vendosja e parregullt e mbeturinave i kushtojnë Kosovës nga 19 milionë deri në 31 milionë euro në vit.

Për shkak të grumbullimit të parregullt dhe vendosjes së parregull të mbeturinave i kushtojnë Kosovës nga 19 milionë deri në 31 milionë euro në vit, është konstatuar në konferencën “Mjedisi jetësor në Kosovë”, organizuar nga Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik – InTER në veri të Mtirovicës. Organizatorët e konferencës prezantuan rezultatet e hulumtimeve për mbeturinat komunale, të bujqësisë, pylltarisë dhe të ujit në Kosovë, sipas të cilave grumbullimi dhe vendosja e parregullt e mbeturinave i kushtojnë Kosovës nga 19 milionë deri në 31 milionë euro në vit. Në konferencën e organizuar në Kolegjin Ndërkombëtar për Afaqrizëm në veri të Mitrovicës merrnin pjesë njohës të fushës, pëfaqësue të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, si dhe përfaqësues të komunave veriore, të cilët vlerësuan se ambijentit nuk i kushtohes kujdes, as në zonat urbane e as në ato rurale. Marija Milenkoviq, menaxhere e projektit në InTER, ripërseriti se mbledhja në mënyrë të parregullt si dhe vendosja e parregullt e mbeturinave të llojeve të ndryshme i kushtojnë Kosovës hiq më pak se 19 milionë euro e deri në 31 milionë euro. Ajo, duke paraqitur publikimin në të cilat kishte punuarpër një kohë të gjatë, tha se në Kosovë nuk ekziston infastrukturë e zhvilluar për vendosjen dhe trajtimin e mbeturinave komunale, për çka edhe shfaqen një numër i madh i deponive ilegale. “Përkrah kësaj ekziston edhe problemi i krijimit të venddeponive, para së gjithash nëpër fshatra dhe zona rurale ku nuk ekziston sistem i organizuaar i grumbullimit të mbeturinave nga ana e institucioneve kompetente ose koncesionarëve”, ka thënë ajo.

Sa i përket pjesës veriore, pjesëmarrësit në konferencë, sipas medieve lokale serbe në veri, kanë konstatuar se në very ekziston problem i mirëmbajtjes dhe funksionimit të deponisë rajonale “Savina Stena”. Sipas tyre sasia e mbeturinave të grumbulluara nga tri komunat veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut, nuk është e mjaftueshme që kjo deponi të jetë e qendrushme nga aspekti ekonomik. Drejtori i Sektorit për Mbeturina dhe Kemikale në Ministrin e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, Enver Tahiri, tha se menaxhimi me mbeturinat komunale në Kosovë paraqet një provokim të madh, pasi që kërkon kapacitete të konsiderueshme njerëzore dhe financiare. Megjthatë, siç tha Tahiri, institucionet vazhdimisht bëjnë përpjekje të mëdha në mënyrë që kjo çështje të rregullohet në mënyrë më të mirë të mundur.

Në konferencën “Mjedisi jetësor dhe mbeturinat komunale si mundësi për zhvillim ekonomik”, kanë forlur edhe Kai Hofmann nga GIZ-i gjerman, i cili ka mbështur një mori projektesh për mbrojtjen e mjedisit, mënyrën e grumbullimit të mbeturinave dhe për zhbërjen e deponive ilegale pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, pastaj Jelena Gjokiq, këshilltare e kryetari të Zveçanit, Vuçina Jankoviq si dhe Dejan Vasiq, drejtor i Ndërmarrjes Komunale Shërbyese në Zveçan.

Pjesëmarrësit e konferencës kanë konkluduar se duhet ofruar mbështetje komunave në verio të Kosovës për fuqizimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave komunale, se duhet filluar me procesin e ristrukturimit të ndërmarrjeve komunale shërbyese, të cilat merren me grumbullimin dhe vendosjen e mbeutirnave komunale, si dhe procesi i formimit të një ndërmarrjeje rajonale e cila do të menaxhonte me deponinë rajonale të mbeturinave. Në mesin e konkluzave është edhe rekomandimi që duhet rritur investimet nëpër komuna nga niveli qendror dhe nga donatorët, për mbështetje të projekteve nga fusha e zgjidhjes së problemit të mbeturinave komunale dhe të deponive ilegale, posaçërisht në zonat rurale. Gjithashtu është konkluduar që komunave në veri të Kosovës duhet paraqitur shembujt e mirë të praktikave të partneritetit publiko-privat në fushën e menaxhmi me mbeturinat komunale, si dhe shembuj të ndërmarrjeve të suksesshme që merren me punët e menaxhimit të mbeturinave.

Konferencën që është organizuaar në kuadër të projektit “Dialogu për politikat zhvillimore dhe aktiviteteve për mbrojtje të mjedisit jetësorë”, i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementohet nga InTER, e ka përshëndetur shef i Sektorit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovës, Luigji Brussa./Zëri