Gjigantët e ekonomisë gjermane vizituan Kosovën

Ekonomia May 24, 2017 - 13:52

Një delegacion i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, i kryesuar nga Drejtori i Komitetit Michael Harms qëndroi në Prishtinë më 22 dhe 23.05.2017.

Pjesë e delegacionit ishin firma të mëdha gjermane si Airbus, Ernst & Young, Deutsche Telekom, Deutsche Bahn, BASF, ëpd etj. Anëtarët e delegacionit u takuan me ndërmarrje kosovare, por edhe me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, raporton zëri.info. 

“Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë u informuan lidhur me infrastrukturën, legjislacionin, reformat në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë dhe mundësitë për të investuar në Kosovë. Anëtarët e delegacionit të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane gjatë qëndrimit të tyre u shoqëruan nga Ambasada Gjermane dhe nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare”thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, raporton zëri.info. /Zëri