Z Mobile ka shprehur vullnet për te gjetur zgjidhje

Ekonomia May 23, 2017 - 15:19

Z Mobile ka inicuar bisedimet me Telekomin e Kosovës, duke shprehur vullnetin e mirë, për të gjetur mundësi për ta tejkaluar kete situate te krijuar pas Vendimit te Gjykates Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

"Konfirmojmë se bisedimet janë në rrugë të mirë, por ende nuk janë finalizuar. Nga Telekomi i Kosovës kanë pranuar lëshimet në procesin e përmbushjes së obligimeve të kontratës me Z Mobile dhe janë zotuar në respektimin e saj të plotë tash e tutje, me qëllim të afarizmit dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet dy kompanive, gjithnjë duke pasur në mendje konsumatorët dhe të punësuarit në to", thuhet në njoftimin e Z Mobile-s.

Në njoftim po ashtu thuhet se, themeluesi i kompanisë,  Blerim Devolli, ka ndërmarrë personalisht iniciativën përgjetjen e zgjidhjes, në mënyrë që të mos rrezikohen vendet e punës së punëtorëve të Z Mobiles dhe Telekomit të Kosovës ,në mënyrë që ketondërmarrje të vazhdojnë punën.

"Z Mobile mbetet pranë qëndrimit se vendimi për t’iu drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm për shkak se aty janë llogaritur humbjet e Z Mobile nga mospërmbushja e kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës".