Veseli viziton një qeleshepunues, premton mbështetje për bizneset e vogla

Ekonomia May 20, 2017 - 19:44

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar këtë të shtunë në qytetin e Prizrenit, ku ka vizituar një biznes familjar – qeleshepunues.

“Në Prizren sot u ndala te zonja Ergyl dhe zotëri Naxhi Gjurgjeali, pronarë të biznesit familjar qeleshepunues me traditë 110 vjeçare”, ka thënë Veseli.

Bizneset e vogla të veshjeve dhe artefakteve kombëtare, sipas Veselit,sikur ai i familjes Gjurgjeali, pasurojnë lagjet tona dhe i japin kuptim turizmit.

“Ndërmarrësve të vegjël si këta njerëz bujarë në Prizren, FillimiRi do t’u sjellë mbështetje konkrete dhe përfitime të vërteta”, ka shkruar Veseli në Facebook.