Ja cila është pasuria e kandidatëve për kryeministër

Ekonomia May 16, 2017 - 15:38

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA, i prin listës për nga pasuria, në raport me kandidatet e partive tjera politike.

Image

Haradinaj në kohën kur ishte deputet në vitin 2014 në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka vetë deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, kullën familjare po ashtu në vlerë prej 270 mijë euro, tokë 102 mijë euro si dhe vetura dhe motoçikleta në vlerë prek 68 mijë euro, raporton "Zeri.info".

Veseli dy banesa e 30 mijë euro depozita

Image

Keq me pasuri nuk qëndron as kandidati  për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli. Ai në formularët e AKK-së ka deklaruar se është pronar i dy banesave në Prishtinë të cilat kanë një vlerë prej 225 mijë euro, raporton "Zeri.info".

Ai ka deklaruar se ka edhe shtëpi familjare për të cilën nuk ka dhënë ndonjë vlerë në euro si dhe 30 mijë euro para të gatshme në bankë. Të hyrat vjetore të Veselit janë 19 mijë euro, raporton zeri.info.

Kurti 85 mijë euro para të gatshme në bankë

Image

Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit në formularët e AKK-së nuk ka deklaruar asgjë përveç 85 mijë euro të depozituar në një bankë jashtë shtetit, raporton "Zeri.info".

Përveç këtyre mjeteve Kurti në formularët e AKK-së nuk ka deklaruar asgjë tjetër. Të hyrat vjetore të Kurtit si deputet janë rreth 19 mijë euro

Hoti dy banesa

Image

Po ashtu keq me pasuri nuk qëndron as kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Avdullah Hoti.

Ai në formularët e AKK-së ka deklaruar se ka në pronësi dy banesa në vlerë prej 128 mijë euro, veturë 5800 euro, rreth 19 mijë euro para të gatshme në bankë, deri sa të hyrat e tij vjetore janë 43 mijë euro. /ZËRI/