Ministri Shala nënshkroi memorandum mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës

Ekonomia May 16, 2017 - 14:32

Ministri i Mjedisit Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin: “Rregullimi i Kanalizimit në Mitrovicë”, i cili kap vlerën 50,000,00 €.

Me realizimin e këtij projekti të përkrahur  nga Ministria e Mjedisit, banorët e Mitrovicës përfitojnë në ngritjen e cilësisë dhe mirëqenies së përditshmërisë së tyre.

Gjatë  nënshkrimit të  memorandumit Bahtiri, falënderoi  ministrin  Shala për përkrahjen e dhënë  në rregullimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi nisë realizimi i menjëhershëm i projektit.