Ministri Ferat Shala takoi drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli

Ekonomia May 16, 2017 - 12:16

Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët priti delegacionin e BB për Kosovë të kryesuar nga drejtori Marko Mantovanelli.

Ministri Shala, e falënderoi Mantovanelli për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehi gatishmërinë për projektet e përbashkëta në të ardhmen. Në këtë fazë Bankës Botërore do t’i kërkohet vazhdimi edhe për 12 muaj i mbështetjes për Agjencionin Kadastral të Kosovës.

Ministri Shala dhe drejtori i Bankës Botërore Mantovanelli për pjesën e mbetur të projektit të kadastrit, po ashtu u dakorduan që në të ardhmen e afërt të vazhdojnë me projektet e reja të cilat kanë të bëjnë veçanërisht me verifikimit të dokumenteve kadastrale të cilat do të kthehen nga Serbia.

Mantovanelli, shprehu kënaqësinë e përkushtimit të MMPH-së, e cila me ndihmën e Bankës Botërore, ka përfunduar deri më tani rreth 30% të kadastrit të tokave. Të dyja palët, u pajtuan për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.