Mustafa : Është arritur të ulet papunësia nga 35 në 27 për qind

Ekonomia May 15, 2017 - 14:01

Në Prishtinë për nder të shënimit të 22 vjetorit të Institutit Riinvest po mbahet konferenca e IV-të ndërkombëtare me temë. “Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike”.

Në këtë konferencë u prezantua raporti “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”, dhe “Buletini Makroekonomik 1/2017”,  i cili është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Gjatë kësaj konference në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa.

“Duke respektuar të gjeturat e këtij instituti  ne kemi arritur që kemi zhvillim, ta bazojmë në sektorin privat dhe për të cilin ne shpresojmë që edhe këtë vit dhe viteve të tjera do të kemi rritje ekonomike mbi rritjen e tanishme që do të zbusë papunësinë. Është arritur të ulet papunësia nga 35 në 27 për qind, po ashtu vlerësojmë që papunësia është problem i madh”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, panelistë në tryezë për të diskutuar gjendjen e ekonomisë së vendit ishte edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Tek çështja e punësimit ndihem mirë që hera e parë që janë 40 mijë vende pune në sektorin formal dhe jam i bindur që po aq vende janë në sektorin informal. Kemi një përmirësim stabilitet në financave publik”, ka thënë ministri.