Abrashi: Papunėsia ka shėnuar rėnie impresive prej rreth 8%

Abrashi: Papunėsia ka shėnuar rėnie impresive prej rreth 8%

SHPËRNDARJE

13 Maj 2017 • 19:22 •

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka shkruar në Facebook se papunësia në Kosovës gjatë gjysmë-mandatit të kësaj qeverie është ulur në tetë për qind.

Ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook edhe disa të dhëna nga Hulumtimi i Odës Ekonomike të Kosovës, ku, sipas tij, konfirmohet përmirësimi i ambientit të të bërit biznes dhe punësimi në rritje edhe gjatë 2017.

“1. 61% e bizneseve vlerësojnë se të bërit biznes është përmirësuar, 2. 41% e bizneseve do të shtojnë numrin e punëtorëve në tremujorin e ardhshëm”, shkruan Abrashi.

“Kjo konfirmon konfirmimet e mëhershme se papunësia ka shënuar rënie impresive prej rreth 8%, nga 2014 në 2016, kurse të dhënat fillestare te 2017 tregojnë ulje impresive të papunësisë edhe në 2017. Punësimi ndodh në mikro ndërmarrje, dhe prijnë sektorët si prodhimi, tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi”.