Mustafa: Papunësia është ulur nga 35% në 27%

Ekonomia May 12, 2017 - 22:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës po vazhdon të prezantojë të arriturat e Qeverisë nëpërmjet facebookut.

Së fundi ai ka postuar disa të dhëna nga Agjencia e Punësimit të Kosovës që tregojnë sipas tij se është ulur niveli i papunësisë.

“Sapo e klikova platformën e lansuar sot ( http://aprk.rks-gov.net ) ku figurojnë mbi 550 vende të lira pune. Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, e promovuar sot, është një prej rezultateve të punës së madhe për uljen e papunësisë që është bërë nga kjo Qeveri”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij papunësia është ulur nga 35% në 27%.

“Statistikat kredibile bëjnë me dije se papunësia është ulur nga 35 % në 27 %, ndërkaq institucionet përkatëse konfirmojnë mbi 41 mijë të punësuar rinj, me emër e mbiemër. Mijëra qytetarë të tjerë janë vetëpunësuar kryesisht në bujqësi dhe fusha të tjera”, thuhet në postimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës në facebook.