Bllokohet Maqedonia, nga e hëna s’ka rroga

Ekonomia May 12, 2017 - 15:07

LSDM paralajmëron se për shkak të bllokadës së procese demokratike, Maqedonia po përballet me probleme të cilat u bëjnë dëm qytetarëve dhe tërë sistemit shtetëror.

“Është e patjetërsueshme që menjëherë të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe Gjorge Ivnaov menjëherë t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit Zoran Zaev”, thuhet në kumtesën e rregullt të LSDM-së.

Në komunikatë thuhet se bllokada e tillë do të kulmojë të hënën kur do të skadojë mandati i krerëve dhe këshillave të komunave.

 Të punësuarit në komuna, mësuesit, do të ngelin pa rroga dhe kompensime. Qytetarët nuk do të mund t’i fitojnë shërbimet e nevojshme nga komunat. Në atë mënyrë, edhe më shumë do të komplikohet situata në të cilën gjenden qytetarët e Maqedonisë, thonë socialdemokratët.

“Për atë, është e nevojshme që të bëhet transferimi i qetë i pushtetit, me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të merr institucione funksionale”, thuhet në kumtesën partiake.