Ministri Ferat Shala u taku me ish ministrin italian për mjedis

Ekonomia May 11, 2017 - 16:05

Ministri Ferat Shala priti ish ministrin Italian për Mjedisit Corrado Clini të cilin e falënderoi në emër të MMPH-së për përkrahjen e deri tanishme dhënë nga shteti Italian, po ashtu z. Shala e falënderoj edhe për pritjen që i ka bërë z. Clini gjatë qëndrimit në Itali. 

Takimi kishte fokus konsultimet për mundësitë e investimeve nga kompanitë Italiane në çështjen e mjedisit në Kosovë. 

Ish ministri Italian Clini e njoftoi ministrin Shala për interesimin e bizneseve italiane të cilat kanë shfaqur interesim të madh për tu njohur me nevojat dhe mënyrat e investimeve në fushën e mjedisit në Kosovë, për të parë më afër për mundësitë konkrete të investimeve dhe bashkëpunimit.

Me këtë rast z.Shala, ka falënderuar Ish ministrin Italian z.Clini, ndërsa ka spikatur nevojat që ka MMPH-ja në realizimin e projekteve në Sektorin e Mjedisit. Me këtë rast të dyja palët u takorduan për bashkëpunim të më tejmë.