BERZH i jep ēmimin NLB Bankės si ‘Banka mė aktive pėr lėshimin e Garancioneve nė Kosovė nė  vitin 2016’

BERZH i jep ēmimin NLB Bankės si ‘Banka mė aktive pėr lėshimin e Garancioneve nė Kosovė nė vitin 2016’

SHPËRNDARJE

11 Maj 2017 • 13:42 •

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë NLB Bankës çmimin për performancën e saj në vitin 2016 në kuadër të Programit për Lehtësimin e Tregtisë (TFP). Ky çmim u prezantua në Takimin Vjetor dhe Forumin e Biznesit të BERZH-it në Qipro, gjatë sesionit të Informacionit të TFP-së dhe Ceremonisë së Çmimeve më 9 Maj 2017.

Holger Muent, Drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor tha: “Është kënaqësi që të shpërblejmë arritjet e NLB Bankës përmes një çmimi. Banka i është bashkuar programit të TFP-së pothuajse një vit më parë dhe është bërë partner shumë i rëndësishëm i BERZH-it në rajon.”

Boryana Ivanova Mustafa, Drejtore e Divizionit të Pagesave dhe Thesarit në NLB Banka, tha: “Jemi shumë të kënaqur me mbështetjen e ofruar nga BERZH-i. Ky bashkëpunim në kuadër të programit TFP ua mundëson klientëve tanë të fitojnë ekspertizë në tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me homologët e tyre në mbarë botën.”

Deri më sot, BERZH ka investuar më shumë se €220 milion në 51 projekte në Kosovë. Banka është aktive në shumë sektorë të ekonomisë dhe prioritetet strategjike në shtet kanë për qëllim të promovojnë integrimin regjional dhe të adresojnë sfidat globale dhe regjionale. Investimet më të mëdha të bankës janë në sektorin privat.

Programi i BERZH-it për Lehtësimin e Tregtisë është lansuar në vitin 1999 dhe ka për qëllim të promovoi tregun e huaj në mes shteteve në të cilat BERZH investon. Përmes këtij programi, BERZH ofron garancione për bankat ndërkombëtare konfirmuese dhe kredi afatshkurtra për bankat e zgjedhura dhe kompanitë e faktoringut për financim të eksportuesve lokal, importuesve dhe distributorëve. Programi TFP i BERZH-it aktualisht përfshin 96 banka partnere në 26 shtete, në të cilat BERZH investon me limite që tejkalojnë €1.5 miliardë në total dhe mbi 800 banka konfirmuese në mbarë botën.

2