Ferat Shala synon të sjellë investime nga Italia në Kosovë

Ekonomia April 29, 2017 - 14:12

Në përmbyllje të vizitës në Itali, Ferat Shala takoi përfaqësues të bizneseve italiane në sektorin e mjedisit dhe autoritete lokalet të Komunës së Carrarës.

Ministri Shala kishte takime të ndara me përfaqësuesit e kompanisë, Ambienti e profilizuar në inxhinieri mjedisore, përkatësisht znj. Patrizia Vianello, kryeshefe dhe stafin udhëheqës të kësaj kompanie, po ashtu z. Shala takoi edhe përfaqësuesit e kompanisë Ducati  Energia, përkatësisht udhëheqësin  Guidalberto Guidi, dhe ekspertët Federica Guidi (ish ministre italiane për Zhvillim Ekonomik) dhe Corrado Clini (ish ministër Italian për Mjedisit).

Gjatë këtyre dy takimeve ministri Shala u njoftua me punët, projektet dhe aktivitetet e këtyre kompanive dhe bisedoi për mundësitë e investimeve dhe realizimit të projekteve infrastrukturore mjedisore dhe projekteve për energji të renovueshme në Kosovë.

Bizneset italiane kanë shfaqur interesim të madh për tu njohur nga afër me nevojat dhe mënyrat e investimeve në fushën e mjedisit në Kosovë, dhe pritet që gjatë muajve në vijim të realizojnë vizita në vendin tonë, për të parë mundësitë konkrete të investimeve dhe bashkëpunimit.