Hoti: Riklasifikimi i veteranëve do të bëhet deri në fund të majit

Ekonomia April 26, 2017 - 14:04

Në takimet e fundit që ka pasur Avdullah Hoti, me drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar i është kërkuar që deri në fund të majit të bëhet riklasifikimi i veteranëve të luftës.

Ky klasifikim sipas tyre duhet të bëhet në bazë të kohëzgjatjes së shërbimit të veteranëve ne luftë.

Gjithashtu FMN ka kërkuar plotësimin e Ligjit për Invalidët deri në fund të majit dhe ai të bëhet në përputhje me Ligjin për Aftësi të Kufizuara.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova do të plotësojë këto kushte deri në fund të majit që pastaj vendi të futet në programin e ri të FMN.

Program i ri nuk do të thotë që Kosova do të merr kredi të tjera, por FMN do ta ndihmojë Kosovën në reformimin e sektorit të skemave sociale dhe do ta ndihmojë në kompletimin e legjislacionit në këtë fushë.

Hoti, ka thënë se pavarësisht zhvillimeve politike në vend, program i FMN duhet të vazhdohet pasi kjo ndikon në reformimin e ekonomisë së vendit.

Image