Operatori mobil serb ‘MTS’ legalizohet në Kosovë nga 1 maji

Ekonomia April 25, 2017 - 17:50

Operatorët e telefonisë serbe Telenor dhe Vip-Mobile të cilët kanë operuar në mënyrë ilegale në Kosovë, nga 1 maji pushojnë transmetimin e sinjalit të tyre, në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për zbatimin e Telekomunikacionit, transmeton “Zeri.info”.

Telenor dhe Vip -Mobile do të ju mundësojnë përdoruesve të tyre të njëjtat kushte, në marrëveshje me operatorin tjetër MTS , i cili do të jetë operatori i vetëm që do të vazhdojë të ketë një licencë të biznesit në Kosovë, shkruajnë mediat serbe, transmeton “Zeri.info”

Pasi që Telenor dhe Vip -mobile nuk do të jenë të licencuara për të operuar në Kosovë, do të largojnë pesëmbëdhjetë stacionet e tyre bazë nga territori i Kosovës: Vip Mobile pesë stacione, dhe Telenor do të heqë dhjetë. /Zeri/