Shala takon banorët e 'Mati 1', diskutojnë për ndërtimet e kundërligjshme

Ekonomia April 24, 2017 - 17:57

Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij, priti përfaqësuesit banorëve të lagjes ”Mati 1” të Prishtinës.

Temë e takimit ishte ndërtimet në lagjen ”Mati 1” të cilat sipas banorëve janë ndërtime në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Ministri Shala, i dëgjoi shqetësimet e përfaqësueseve te banorëve dhe premtoi që do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që lejon legjislacioni në fuqi rreth kësaj çështje.

Ai i njoftoi përfaqësuesit e banoreve rreth kompetencave të MMPH, dhe  ritheksoi qëndrimin, se kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me prioritet, njofton Klan Kosova.

Ministri Shala premtoi se do të jetë i hapur për diskutim edhe në të ardhmen nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.