Ministri Shala takoj Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Ekonomia April 21, 2017 - 15:28

Sot, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës me ç ‘rast ka takuar Rektorin e Universitetit Prof. Dr. Bari Musabelliu. Në takim u bisedua për mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ministri Shala i ofroj Rektorit Musabelliu bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja palët që përfshin fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Gjithashtu, gjate vizitës Ministri Shala mbajti një ligjërata para studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, para të cilëve ka prezantuar të arriturat dhe prioritetet e ministrisë. Në ligjëratën e tije z. Shala vuri theksin tek problemet e ndjeshme që ka Kosova me ajrin, ujin dhe mbeturinat.