MMPH: Ndërtimi i murit në veri në përputhje me marrëveshjen

Ekonomia March 30, 2017 - 15:57

Lajmi i publikuar rreth “murit” në Mitrovicë, MMPH përmes një deklarate për media ka sqaruar të vërtetën rreth kësaj.

Sipas kësaj komunikate për media, MMHP ka thënë se gjatë tërë kohës ka bërë monitorimin e procesit të realizmit të punimeve sipas projektit gjegjësishtë marrëveshjes së 5 shkurtit 2017.

Më poshtë mund të lexoni sqarimin e plotë:

Përkitazi me lajmet e publikuara në mediat tona rreth “murit” në Mitrovicë dhe për hir të informimit të drejtë MMPH ju njofton si më tutje:

MMPH në bashkëpunim me autoritetet lokale gjatë tërë kohës ka bërë monitorimin e procesit të realizimit të punimeve sipas projektit gjegjësisht Marrëveshjes së 5 shkurtit 2017. Gjendja aktuale dhe lartësia e murit janë në përputhje të plotë me marrëveshjen. Po ashtu vlen të theksohet se Inspektorat e MMPH-së në bashkëpunim me autoritetet lokale kanë qenë dhe do të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjatë tërë procesit të ndërtimit dhe deri me tani nuk asnjë devijim nga plani i dakorduar.

Në ndërkohë MMPH ju informon se ashtu siç kemi qenë deri më tani transparent, gjithnjë do të jemi të hapur për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Projektin e sheshit në Mitrovicë dhe te gjitha raportet e Inspektoratit janë publike.