Raporti i Auditorit të Brendshëm të Postës flet për keqpërdorimet e Drejtorit Ekzekutiv të Postës, Sejdi Hoxhës (DOKUMENTE)

Ekonomia March 29, 2017 - 19:16
Drejtori  Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha po akuzohet për një sërë keqpërdorimesh. Akuzat për keqpërdorime nga ana e Drejtorit Hoxha vijnë nga një Raport Përfundimtar i Auditimit të

Drejtori  Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha po akuzohet për një sërë keqpërdorimesh.

Akuzat për keqpërdorime nga ana e Drejtorit Hoxha vijnë nga një Raport Përfundimtar i Auditimit të Brendshëm të Postës së Kosovës të vitit 2015, të cilin e ka siguruar portali parrotlla.net.

Sipas këtyre dokumenteve, del se në kundërshtim me ligjin , pa shpallur konkurs fare, një vit para përfundimit të mandatit, Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës ia ka vazhduar mandatin edhe për pesë vite të tjera kryeshefit Sejdi Hoxhës.

Edhe pse drejtori Hoxha, ndërmarrjen që ai drejton, kishte mbyllur vitin 2014 me humbje, sipas Bordit të Drejtorëve të Postës ai kishte patur performance pozitive.

Në këtë raport gjenden keqpërdorimet nga ana e Hoxhës , ku pa miratimin e Bordit janë alokuar paratë, gjë që është në kundërshtim me ligjin dhe dispozitat ligjore.

Hoxha ka kryer keqpërdorime edhe në çështjen e servisimit të veturave, siç tregon raporti.

Ndërkaq, më tej thuhet se Hoxha ka punësuar edhe njerëz të afërt të tij në këtë ndërmarrje, si dhe ka degraduar punëtorë e njashtu ka  graduar disa persona të privilegjuar  nga ana e tij.

Në pikën e shtatë të dokumentit  flitet për punësimin e motrës së Sejdi Hoxhës në Termokos tek Naser Cakolli, duke pohuar se ky punësim është kryer me kërkesë të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.

 
Image
Image