Inspektorët e Drenasit ndalojnë punimet në tokat e komosacionit

Ekonomia March 27, 2017 - 16:24

Drejtoria e Inspeksionit, prekatësisht drejtoresha e kësaj drejtorie,  Aurora Berisha, ka intensifikuar marrjen e masave ndëshkimore  për pronarët dhe punëkryesit, të cilët zhvillojnë ndërtime pa leje ndërtimore në zonën e tokës bujqësore nën masën e komosacionit, që përfshinë zonën në të dy anët e “Autostradës M9” nga Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme e deri në Llapushnik.

Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësiti në Drenas është në mbikëqyrje të vazhdushme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë teritorin e Komunës së Drenasit, në veqanti në zonat nën masën e komosacionit, ku nuk është i lejuar ndërtimi me ligj.

"Ftojmë qytetarët e Komunës së Drenasit, që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të paisur me leje ndërtimi, në të kundërten, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas Ligjit për Ndërtim", thuhet në njoftimin e Komunës, transmeton "Zeri.info".

Gjithashtu, objekti pa leje ndërtimore, nuk mund të regjistrohet në regjistrin kadastral dhe si pasojë e kësaj, shfrytëzuesi i objektit nuk mund të bëhet pronar legjitim.

Image
Image