Vitin e ardhshëm Serbia planifikon të nisë autostradë 800 milionëshe Nish-Prishtinë

Ekonomia March 27, 2017 - 08:52

Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se do të nisë punën në ndërtimin e autostradës së re nga qyteti i Nishit në Prishtinë.

“Ky projekt pritet të fillojë në vitin e ardhshëm, do të bashkojë këtë qytet të Serbisë me kryeqytetin e krahinës serbe”, shkruan Worldhighways, transmeton Klan Kosova.

“Kjo autostradë do ta lidhë po ashtu Serbinë me Shqipërinë, përmes perëndimit të Kosovës, duke siguruar kështu rrugëtim të shpejtë në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Detajet thuhet se nuk janë bërë të ditura por që vlera e këtij projekti pritet të jetë afro 800 milionë euro.