Vuçiq: Me Merkel-in propozuam që autostrada Prishtinë-Nish të ndërtohet sa më shpejt

Ekonomia March 26, 2017 - 16:07

Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq në një intervistë për gazetën austriake ‘Standard’ ka folur për raportet e shtetit serb me Kosovën.

Ai e ka ripërsitur se nuk do të dëshironte formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se vendimi për pezullimin e dialogut nuk shkon në dobi të stabilitetit në Ballkan, transmeton lajmi.net

“Cili është faji ynë? E pyeta kryeministrin Mustafa rreth atij vendimi dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka kujtuar një bisedë me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën propozuan përshpejtimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Nish, sepse kjo do të thoshte lidhje për njerëzit, dhe qarkullim të lirë të mallrave.

“Kur jemi në gjendje për të folur me njëri-tjeterin, të respektojmë njëri-tjetrin, të sjellim biznesmenët shqitparë në serbi dhe atë serbë në Prishtinë e Tiranë, atëherë kjo do të ishte më e lehtë për t’i zgjidhur edhe çështjet tjera”, ka thënë kandidati për president të Serbisë.

Ai ka folur edhe për synimet e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke shtuar se kjo do të realizohet për 3-4 vite.

“Për 3-4 vite ne do të bhemi pjesë e BE-së, megjithatë rajoni është i rëndësishëm për të gjithë. Stabliteti duhet të vendoset”, përfundoi Vuçiq.