Ekonomia

Veseli diskuton me qindra fermerë dhe biznese në Skenderaj e Malishevë (Foto)

Veseli diskuton me qindra fermerë dhe biznese në Skenderaj e Malishevë (Foto)
19 mars 2017 • 18 : 10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar sugjerime nga qindra fermerë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla e të mesme gjatë turit të tij të dëgjimit që e ka zhvilluar të dielën në Komunën e Skenderajt dhe në Maliveshë.

Gjatë diskutimeve me fermerët e Komunës së Skenderajt, u propozuan ide për stimulimin më të madh të sektorit të përpunimit të qumështit dhe subvencionimit më të madh në perimtari e kultura tjera bujqësore, për çka ka potencial kjo komunë.

Përfaqësuesi i një biznesi përpunues të qumështit, Rrustem Rukolli, tha se prodhuesit vendorë dëmtohen rëndë nga lejimi që ju bëhet produkteve të huaja që nuk e plotësojnë kushtet dhe shiten nëpër Kosovë.

Ndërsa në bashkëbisedim me fermerët dhe përfaqësuesit e bizneseve të Komunës së Malishevës, Veseli mori sugjerime për hapjen e një shkolle të mesme profesionale e cila do të ndihmonte në shkollimin e kuadrove të reja për tu marrë me fushën e bujqësisë në përgjithësi, për çka sipas fermerëve, Komuna e Malishevës ka shumë përparësi.

Pasi dëgjoi vështirësitë me cilat përballen fermerët dhe bizneset e Skenderajt dhe Malishevës, lideri i PDK-së Kadri Veseli tha se sugjerimet e tyre do t’i shërbejnë për të ndikuar direkt në reformat e domosdoshme që shteti duhet ti ndërmerr për të stimuluar më shumë prodhimet vendore dhe për të krijuar mundësi të reja për fermerët dhe bizneset e reja, përmes të cilave siç tha Veseli do të krijohen edhe vende të reja të punës.

“Kjo është pjesa e zhvillimit ekonomik, bizneset e vogla dhe të mesme. Mos shikoni as majtë e as djathtë, ju jeni. Në momentin që ecni ju përpara, ka me ecë edhe ky vend përpara”, tha kryetari Veseli.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© zëri.info