Kryeministri Mustafa viziton M&Sillosin

Ekonomia March 18, 2017 - 20:26

Sot në M&Sillosi ishte për vizitë Kryeminstri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa

Mustafa vizitojë repartet prodhuese të produkteve të grurit dhe u njoftua me kapacitetet dhe të arriturat e Kompanisë.

Theks i veqant në këtë takim iu kushtua rritjes së grumbullimit të grurit vendor, ku vetëm gjatë vitit 2016 M&Sillosi ka aritur rekord me rreth 27,000 ton të grumbulluara.

Mustafa përgezojë menaxhmentin për të arriturat dhe ofrojë perkrahje në rritjen e prodhimtarisë vendore e cila është çelë​si i  zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

M&Sillosi me kapacitete të depozitimit prej 60,000 ton dhe kapacitete të prodhimit prej 600 ton në ditë është njëra nga Fabrikat më të mëdha të përpunimit të grurit dhe më modernja në Rajon.