Stavileci: Data 17, ditë e kryeveprave

Ekonomia March 17, 2017 - 13:58
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se 17 marsi i vitit 2017 shënon ditën e përurimit të një kryevepre në sektorin e ujërave.

Ai këtë e ka thënë me rastin e përurimit të fabrikës së ujit në Shkaba.

“Ishte data 17 dhjetor 2015 kur po thuajse në të njëjtin format përuruam një projekt atë të sektorit të ngrohjes”, ka thënë Stavileci.

“Sot më 17 mars 2017 po e përurojmë një kryevepër tjetër në sektorin e ujërave, njëra nga të mëdhatë edhe si investim por edhe për nga ndikimi në jetën e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Sipas ministrit Stavileci, numri 17 ka një simbolikë të veçantë në vitin aktual, pasi pas ujit dhe ngrohjes ai ka thënë se do të bëhet edhe zgjidhja e qëndrueshme me energji elektrike.